Anzotica është një studio miniaturash dhe krijimesh artistike të punuara me dorë, ku çdo detaj ka një histori. I japim jetë bizhuterive dhe miniaturave të frymëzuara nga kujtesa shqiptare, ato gjëra të vogla që na ngrohin zemrën dhe na lidhin me rrënjët.
Çdo punim është origjinal, i konceptuar dhe i realizuar nga Betina Sharavolli, në seri të vogla ose me porosi, për t’u kthyer jo thjesht në një produkt, por në një kujtim që rri gjatë.